
Futbollisti i talentuar kosovar, Florent Hasani, i cili është nën menaxhimin e menaxherit shkupjan, Meriton Berisha dhe atij hungarez, Atilla Georgi, vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Diosgyori VTK në kampionatin elitarë të Hungarisë, njofton “infOSport.mk”.
Hasani sot shënoi golin e fundit në fitoren 3:1 të Diosgyori VTK ndaj Zalaegerszeg në udhëtim. Hasani pasi pranoi një top në krahun e djathtë avansoi bukur drejt zonës dhe me një goditje të saktë nga 17-18 metra e qëlloi këndin e djathtë të portës për të realizuar një gol tejet të bukur në minutën e 93-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.
Për Hasanin ky ishte goli i parë këtë edicion në Superligën e Hungarisë, aty ku Diosgyori VTK aktualisht mban pozitën e 8-të me 22 pikë.
Përveç Hasanit në këtë ndeshje për ekipin e Diosgyori VTK ralizuan edhe Brkoviç (53’) dhe Polgar (61’), teksa golin e vetëm për vendasit e realizoi Bobal (47’) nga pika e bardhë.