Rabotniçki ka arritur fitoren e parë në ndeshjen e saj të dytë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”. Pas barazimit 2:2 me Borecin në Veles, “romantikët” sot në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari mundën Tikveshin me rezultatin 3:1.
David Toshevski (38’, 60’) rezultoi të jetë njeriu i ndeshjes me dy gola të shënuar, nga një në secilën pjesë, ndërsa golin e parë për Rabotniçkin e realizoi Todorovski që në minutën e 13-të.
Golin e nderit për mysafirët nga Kavadari e realizoi Delov një minutë para fundit të takimit.
Rabotniçki të hënën udhëton për në Turqi, aty ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve, ndërkohë Tikveshi të martën në Manastir do të përballet me Pelisterin në ndeshjen e dytë të saj miqësore.