Një brazilian zuri vendin e Mevlan Adilit te FC Shkupi

Braziliani Bianor Neto do të përforcojë mbrojtjen e FC Shkupit. 25-vjeçari Neto te skuadra nga Çairi vjen nga rradhët e Makedonija Gj.P, me të cilën skuadër vitin e kaluar luajti në finalen e Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Neto pasi nuk arriti që të gjejë gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Makedonija Gj.P javë më parë, shumë shpejtë gjeti skuadrën e tij të re, duke vendosur që të mbetet sërish në Shkup, kësaj rradhe në anën tjetër të qytetit, në Çair.

Neto bëhet futbollisti i dytë nga rradhët e Makedonija GJ.P që i bashkohet skuadrës së FC Shkupit, pas Benjamin Demir.

 

Leave a Reply