Korabi i ka nisur me këmbë të mbarë miqësoret në prag të stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, teksa sot në Dibër me rezultatin 3:1 mundi ekipin e Veleshtës nga Struga, njofton “infOSport.mk”.
Që në debutimin e tij Emir Aliu tregoi se do të jetë një super përforcim për ekipin dibran, që beson të ketë një pranverë të mbarë dhe të mos e diskutojë mbijetesën. Sulmuesi shkupjan, i cili përforcoi rradhët e Korabit vetëm disa ditë më parë duke arrdhur nga ekipi i Vardarit të Forinës, shënoi dy gola që në debutim, ndërsa një gol tjetër shënoi Fatmir Arifi, një tjetër shkupjan që është pjesë e skuadrës dibrane, njëjtë sikurse edhe portieri Nuhi Jonuzi, i cili kishte një paraqitje të shkëlqyeshme.
Ky i fundit shihet si alternativë e parë në portën e Korabit gjatë stinorit vjeshtorë, pas largimit të Filip Lazarevskit, i cili përforcoi rradhët e FC Shkupit.