Atalanta turpëroi Torinon në sy të tifozëve të saj (VIDEO)

Atalanta vazhdon të shkëlqejë në “Serie A”, teksa sonte në ndeshjen e fundit të së shtunës mundi Torinon si mysafir me rezultatin 7:0, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo fitorja më e thellë e skuadrës nga Bergamo, që me 57 gola të shënuar në 21 ndeshje figuron si skuadra më efikase në “Serie A”.

Josip Iliçiç doli të jetë figura qendrore e këtij takimi, duke shënuar 3 gola, e ku vlen të theksohet goli i dytë personal dhe i katërti për Atalantan.

Dy gola të tjerë për bergamasit realizoi rezervisti Muriel, ndërsa nga një gol shënuan Gosens dhe Zapata.

Me këtë fitore Atalanta përforcon pozitën e 5-të ne renditje me 38 pikë, duke i dhënë fund serisë prej 3 ndeshjeve pa fitore, përfshirë këtu edhe atë të Kupës ndaj Fiorentinës, kur u mund me shifrat 2:1.

Leave a Reply