Nuk arriti që të bind trajnerin Mirsad Jonuz për të qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa kjo bëri që Kristjan Prendi të rikthehet në Peshkopi te Korabi pas plotë dy sezonesh.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga KF Korabi, të cilët te Prendi shohin një futbollistë me shumë vlera.
“Zyrtare: Klubi i Futbollit “Korabi” ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Kristjan Prendi. Pukjani rikthehet pas dy sezonesh në Peshkopi. Ky afrim shihet si me tepër vlera për skuadrën. I urojmë suksese Klubit dhe lojtarit”, njofton klubi dibran.
26-vjeçari Prendi është produkt i akademisë së Tiranës, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Bylisin dhe Dinamon së fundmi. Te klubi nga Peshkopia, rikthehet pas një viti e gjysmë.