Ekipi i thjeshtë i ligës së tretë, Kultural Leonesa ka hedhur bombën në kuadër të Kupës së Mbretit, pasi të enjten në mbrëmje eliminuan Atletiko Madridin në kuadër të 1/16 së finales, njofton “infOSport.mk”.
“Jorganxhinjët” pësuan disfatë 2:1, edhe atë pas kohës shtesë, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim 1:1.
Të besuarit e trajnerit Diego Simeone avansuan me golin e Korea në minutën e 62-të, ndërsa barazimin vendasit e gjetën vetëm 7 minuta para fundit të takimit, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime.
Pikërisht në këtë pjesë vendasit u treguan më të mirë, duke shënuar golin e fitores me anë të Serhio Benito në minutën e 108-të.
Mirëpo eliminimi i Atletiko Madridit nuk ishte befasia e vetme e së enjtes, pasi më herët u eliminuan edhe Selta Vigo, Betisi dhe Eibari.