Ish futbollisti i Renovës i bashkohet Borecit

Braziliani Fernando Silva rikthehet në futbollin tonë vendor, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për një mesfushorë ofenziv, i cili pjesë e Ligës së parë ishte nga viti 2017-të, deri ën vitin 2019-të, duke mbrojtur ngjyrat e Pelisterit dhe Renovës.

Braziliani fillimisht kishte luajtur me skuadrën nga Manastiri, te e cila erdhi nga bullgarët e PFC Montana, ndërsa Renovës iu ishte bashkuar janarin e vitit 2018-të.

Ai në Ligën e Parë Futbollistike numëron 44 ndeshje dhe 4 gola të shënuar, ndërsa te Boreci pritet të ngrit kualitetin në mesfushë, aty ku skuadra e trajnerit Gorazd Mihajllov paksa çaloi gjatë stinorit vjeshtorë, të cilin e mbylli në pozitën e 8-të me 20 pikë, vetëm një më shumë se Renova e vendit të parafundit.

Leave a Reply