
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal prej nesër edhe zyrtarisht do të nis përgatitjet për turneun parakualfikues, përmes të cilët mund të sigurohet pjesëmarrja në raundin kryesor të kualifikimeve për Europianin e vitit 2020, njofton “infOSport.mk”.
Përfaqësuesja e Maqedonisë do të jetë nikoqir i këtij turneu, në të cilin do të marrin pjesë edhe Norvegjia dhe Uellsi.
Pikërisht ndaj këtyre të fundit të besuarit e seleksionuesit Vasko Skenderovski, do të zhvillojnë ndeshjen e parë me datë 30 janar, ndërsa me 1 shkurt forcat do ti masin me përfaqësuesen e Norvegjisë. Që të dyja ndeshjet do të startojnë në ora 19:00.
Kualifikimin për në raundin kryesor të kualifikimeve do ta sigurojë vetëm skuadra e parë në tabelë, ndërsa ajo që do zë vendin e dytë do të luaj në balotazh.
Skenderovski për ndeshjet me Uellsin dhe Norvegjinë do të llogarisë në shërbimet e lojtarëve në vijim:
PORTIERË |
Antonio Petrovski (KMF Proekt Ciko), Shefki Berisha (Futsal Shkupi), Vlatko Petrovski (KMF Proekt Ciko), |
MBROJTËS |
Zoran Leveski (Futsal Shkupi), Ferid Agushi (Futsal Shkupi), Taulant Ismaili (“Arben Bajrami”), Daniel de Souza (Mostar – BeH), Sedat Ziberi (Italpol – Itali), |
SULMUES |
Ivan Krstevski (Vranje – Serbi), Erkan Seferi (Futsal Shkupi), Aleksandar Gligorov (Futsal Shkupi), Igor Leovski (Vranje – Serbi), Josif Jovanov (KMF Proekt Ciko), Darko Rangotov (KMF Proekt Ciko), Dimçe Arsov (KMF Proekt Ciko), Jakup Ramadani (Novi Pazar – Serbi), Xhokica Arsovski (Muskron – Belgjikë), Lazar Peev (Veles). |