Pas dëmtimit të Luis Suarez, Barcelona është vënë pas një sulmuesi të spikatur, të cilin dëshiron ta transferojë që gjatë kësaj merkatoje.
Gjatë ditës së djeshme thuajse të gjitha mediat ndërkombëtare, shkruanin për transferimin e mundshëm të Pier Emerik Obamejang te Barcelona, mirëpo si duket nuk ka asgjë të vërtetë, pasi “katalunasit” tashmë thuhet se kanë piketuar sulmuesin e Çelzit, Olivie Zhiru, për të cilin tashmë një kohë më të gjatë po interesohet edhe Interi.
Francezi ka kohë që e kërkon largimin nga Londra, për shkak të minutave të pakta që trajneri Lampard i’a ka dhënë në disponim.
Ndërkohë sipas mediave në Spanjë, Obamejang te Barcelona mund të transferohet vetëm gjatë verës, e deri atëherë pritet të qëndrojë te Arsenali, që nuk po kalon aspak momente të mira në Premierligë.