Totenhemi pranon ofertën e Interit, Eriksen të dielën në Milano

Mbyllet gjithçka, Kristian Eriksen do të largohet nga Totenhemi për tu transferuar në Milano, te Interi. Sipas mediave italiane, Totenhemi ka pranuar ofertën e Interit mbrëmjen e sotme. Daniel Levi pranon 15 milionë euros, plus 5 milionë tjera në formë bonusi, ndërsa Eriksen do të udhëtojë të dielën drejt Milanos, për të ndjekur ndeshjes mes Interit dhe Kaljarit.

Fantazisti danez kishte kontratë me londinezët deri në verën e këtij viti dhe kishte refuzuar vazhdimisht rinovimin e saj, ndaj drejtuesit e Totenhemit u treguan të gatshëm të negociojnë shitjen e tij në janar, për të mos e humbur me parametra zero në qershor.

Sipas mediave italiane, fantazisti danes do të firmosë kontratë 4.5 vjeçare, ku do të përfitojë 10 milionë euro në sezon. Eriksen do të jetë futbollisti i tretë që do ti bashkohet Interit në këtë merkato të janarit, pasi më herët firmosën Eshli Jong dhe Viktor Moses./InfOSport.mk

Leave a Reply