Ksamaki mbrëmjen e së mërkurës ka zhvilluar edhe miqësoren e saj të katërt në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”. Kundërshtarë i skuadrës nga elita e futbollit zviceran, pjesë e së cilës janë edhe 4 futbollistë shqiptarë, përfshirë këtu edhe kumanovarin Taulant Seferin, ishte skuadra e La Chaux-De-Fonds, ndaj së cilës Ksamaksi shënoi fitore 10:0.
Taulant Seferi u dallua me dy gola të shënuar, që të dy gjatë pjesës së dytë (52’, 79’), ndërsa një gol tjetër shqiptarë erdhi nga Labinot Mulaj, i cili shënoi në minutën e 37-të, kur edhe vendosi rezultatin e pjesës së parë, 4:0 në favor të Ksamaksit.
Ndryshe më efikas në këtë ndeshje doli të jetë Haile Selasie, që realizoi “hat-trik”, dy gola të tjerë shënoi Tafer, ndërsa nga një gol shtuan edhe Farine dhe Sejdu.
Trajneri Joël Magnin në këtë ndeshje pushoi një pjesë të titullarëve, në mesin e të cilëve edhe dy futbollistët tjetër shqiptarë, Arbenit Xhemajli dhe Samir Ramizi.
Vlen të përmendet se për Ksamaksin ishte kjo fitorja e dytë në 4 ndeshjet e zhvilluara gjatë këtyre përgatitjeve. Ata kishin mundur edhe Kriens me rezultatin 2:1, kishin barazuar 1:1 kundër Lausanne Ouchy (Mulaj autorë i golit të vetëm), ndërsa disfatën e vetme e kishin pësuar nga Tun (4:3), transmeton “infOSport.mk”.
Ksamaksi stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit zviceran e mbylli në pozitën e 9-të me 14 pikë, ashtu që në pranverë e pret një luftë e vërtetë për mbijetesë.