Sherif Rexhepi nuk do të jetë më pjesë e Gostivarit, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti tetovar në këtë mënyrë largohet nga Gostivari, te e cila skuadër u transferua gushtin e vitit të kaluar nga rradhët e Vëllazërimit.
Pikërisht paraqitjet e tij me fanellën e skuadrës kërçovare, për të cilën edicionin 2018/2019 shënoi 10 gola, bënë që drejtuesit e Gostivarit ta angazhojnë në rradhët e tyre, mirëpo aventura e tij nuk zgjati edhe aq shumë dhe tashmë 20-vjeçari do të jetë në kërkim të një klubi të ri, që me shumë gjasa do të jetë sërish nga vendi.
Ndryshe karrierën e tij Sherif Rexhepi e kishte nisur te skuadra e Teteksit.