Renova mundet nga Labunishta

Renova ka pësuar disfatën e dytë në ndeshjen e saj të tretë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Pas disfatës në ndeshjen e parë ndaj Ferizajit (0:4), dhe fitores ndaj Gostivarit (2:0), sot “gjipspunuesit” u mundën nga Labunishta, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë – Perëndim, dhe që është një ndër skuafdrat pretendente për inkuadrim në mesin e më të mirëve.

Golin e vetëm për skuadrën strugane në këtë përballje të zhvilluar në Ohër, e realizoi Petar Ljamçevski, ndryshe vëllai më i vogël i ish futbollistit të FC Shkupit, Bllagoja Ljamçevski.

Për Labunishtin ishte kjo ndeshja e parë në kuadër të përgatitjeve, që kjo skuadër po i zhvillon në Ohër, njëjtë sikurse edhe Renova.

Leave a Reply