Klubet e mëdha europiane, e sidomos ato me pronarë sheik, si Mançester Siti dhe PSZH, thuajse për çdo vit dominojnë në tregun e futbollistëve. Këto skuadra, mirëpo duke mos harruar këtu edhe dy skuadrat gjigande nga Spanja, Barcelona dhe Real Madridi, harxhojnë shumë para në transferimin e futbollistëve të rinj. Pas tyre vijnë edhe disa skuadra tjera europiane, si Çelzi apo edhe Juventus, skuadër kjo që megjithatë dallohet për politikën e saj blerëse.
Kampionët e Italisë janë kampionë edhe në transferimin e futbollistëve me parametra zero.
“Zonja e Vjetër” ndër vite ka transferuar futbollistë që u kishte skaduar kontrata te klubet aktuale, e që nga ta mund ta bësh një formacion të plotë.
Më poshtë mund të shihni edhe formacionin falë të Juventusit:
Portier: Neto
Portieri brazilian u transferua te skuadra italiane në vitin 2015, duke bërë në total 22 paraqitje.
Mbrojtës i djathtë: Dani Alvesh
Mbrojtësi brazilian u largua nga Barcelona për të kaluar te kampioni i “Serie A” në vitin 2016, teksa kishte zhvilluar 33 paraqitje, për të kaluar më pas te Paris Sen Zhermen.
Mbrojtës qendror: Robert Kovaç
Kroati ishte larguar nga Bajerni i Munihut dhe kishte kaluar te Juventusi në vitin 2005, për t’i zhvilluar 39 paraqitje në dy vite qëndrimi në Torino.
Mbrojtës qendror: Fabio Kanavaro
Pas tri vitesh te Real Madridi, italiani vendosi të rikthehej te “Zonja e Vjetër” në vitin 2009 si transferim i lirë, e që kishte zhvilluar 127 paraqitje gjatë dy viteve.
Mbrojtës i majtë: Olof Mellberg
Suedezi ishte larguar nga Aston Villa për të kaluar me parametra zero te torinezët në vitin 2008, gjersa kishte luajtur në 38 takime.
Mesfushor qendror: Emre Xhan
Gjermani u largua nga Liverpulli në vitin 2018 si lojtar i lirë, e më pas iu bashkua Juventusit, ndërsa ka zhvilluar deri më tani 45 paraqitje, por që lidhet me një largim në verën e këtij viti.
Mesfushor qendror: Andrea Pirlo
Italiani i kishte acaruar tifozët e Milanit në vitin 2011, kur kaloi te Juventusi si lojtar i lirë, për të qëndruar në Torino për katër vite, derisa kishte zhvilluar 164 paraqitje.
Mesfushor qendror: Sami Khedira
Gjermani ishte larguar si lojtar i lirë nga Real Madridi, pasi nuk po gjente hapësirë, e që kaloi më pas te skuadra italiane në vitin 2015, ndërsa ka zhvilluar 144 paraqitje deri më tani.
Mesfushor sulmues: Aron Ramzi
E kishte arritur marrëveshjen paraprake me Juventusin, mesfushori uellsian u largua nga Arsenali në vitin 2019, për të kaluar te torionezët, derisa këtë edicion ka zhvilluar 17 paraqitje.
Mesfushor sulmues: Poll Pogba
Francezi ishte larguar nga Mançester Junajtedi në vitin 2010, pasi “Sir Aleks Ferguson” nuk e shihet si pjesë e planeve të tij, për të kaluar më pas te Juventusi, aty edhe ku bëri emër me lojën e tij fizike dhe të bukur, derisa ka zhvilluar 178 takime. Kur u largua nga torinezët, “Djajtë e Kuq” paguan shumën rekord prej 105 milionë eurove për ta rikthyer atë në “Old Traford”.
Sulmues: Fernando Ljorente
Kishte bërë mjaftë bujë te Atletik Bilbao, por spanjolli u largua në vitin 2013 në drejtim të “Zonjës së Vjetër”, aty ku luajti për 92 ndeshje, duke shënuar 27 gola.