Juto Nagatomo është një emër i njohur për tifozët e Interit dhe jo vetëm. Japonezi luajti për 7 sezone me ekipin “zikaltër” përpara se të largohej drejt gjigandëve turq të Galatasarajit në janarin e vitit 2018-të.
Mbrojtësi i majtë i ka dhënë fund aventurës me gjigantin turk dhe është rikthyer në “Serie A”.
Sipas asaj që raporton e përditshmja turke “Fanatik”, 33-vjeçari Nagatomo këtë herë do të veshë fanellën e Bolonjës, aty ku luan edhe futbollisti tetovar, Blerim Xhemaili.
Nagatomo me Galatasarajin numëron 65 ndeshje, 3 gola dhe 7 asistime, ndërkohë në “Serie A” ” me fanellën e Interit japonezi kishte regjistruar 210 ndeshje, 11 gola dhe 18 asistime.
Sa u përket paraqitjeve me fanellën e kombëtares japoneze, Nagatomo ka zhvilluar plotë 122 ndeshje dhe 4 gola të shënuar.