Blerja e Zlatan Ibrahimoviç nga ana e drejtuesve të Milanit, rrezikon pabarazi të reja buxhetore te kjo skuadër,, që mund të sjellin edhe sanksione të tjera sa i përket “Fair Play-it Financiar” nga UEFA.
Për këtë arsye Milani duhet të bëj 1-2 shitje deri në përfundimin e merkatos të janarit.
Informacionet e fundit që vijnë nga Italia, thonë se Interi mund të rrëmbejë mesfushorin turk të Milanit, Hakan Çalhanogllu, në rast se dështon pista Kristian Eriksen. “Zikaltërit” me mjaft kujdes janë duke e monituar situatën, ndërsa në orët e ardhshme mund të kemi edhe zhvillime të bujshme lidhur me transferimin e Çalhanogllut, i cili nuk është se ka bindur edhe aq shumë këtë edicion me fanellën “kuqezi”.