Shkupi ndahet edhe me Filip Stojanovskin

Largimet nuk kanë fund te skuadrat e Shkupit, ndërsa pas Besir Ramadanit dhe Marin Jurinës së fundmi bardheblutë kanë mbetur edhe pa shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Filip Stojanovski. Largimi i këtij të fundi përflitej që nga mbyllja e gjysmësezonit vjeshtor, mirëpo sot ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar edhe nga ana e Shkupit.

Skuadra nga Çairi ka njoftuar në faqen zyrtare se kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me futbollistin, Filip Stojanovski si dhe konfirmuan gjithashtu lajmin e “InfOSport.mk” për largimin e Besir Ramadanit. /InfOSport.mk

Leave a Reply