Godet Renova, freskon rradhët e veta me 3 talentë të ri

Renova vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa paralelisht drejtuesit po punojnë në përforcimin dhe rifreskimin e skuadrës, njofton “infOSport.mk”.

Kështu gjatë stinorit pranveror pjesë e ekipit të parë do të jenë edhe 3 futbollistët e talentuar Çlirim Aliu,Florim Xhaferi dhe Festim Ebibi, që vijnë nga shkolla e këtij klubi.

Kujtojmë Renova në këtë afat kalimtarë të dimrit ka arritur që të transferojë edhe mbrojtësin Xhelil Abdullahu, që u rikthye nga Llapi i Kosovës dhe Alush Gavazajn, i cili erdhi nga rradhët e Vushtrrisë.

Ndërkohë pjesë e kësaj skuadre në stinorin pranveror nuk do të jenë qendërmbrojtësi Ylber Beqiri, që iu bashkua Korabit dhe sulmuesi Lavdrim Skenderi, që  sot u prezantua te Gostivari.

Leave a Reply