E bujshme, Vëllazërimi i Kërçovës angazhon trajner turk

Vëllazërimi i Kërçovës në sezonin e ri do të udhëhiqet nga kryetari i ri i vjetër, Blerim Sadiku, njofton “infOSport.mk”. Duke pasur parasysh situatën e krijuar së fundmi te kjo skuadër, gjithçka pritet të rregullohet ditëve në vijim, ndërkohë Sadiku, gjithçka ka nisur nga pozita e trajnerit, të cilën i’a ka besuar turkut, Huseyin Hursoy.

Me këtë të fundit është arritur  marrëveshje një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe Hursoy gjatë karrierës së tij ka punuar me ekipin A të Bursasporit, si dhe në akademinë e të njëjtit klub, ndërsa njëkohësisht është edhe profesor dhe ligjerues i Futbollit pranë federatës Turke.

Me angazhimin e trajnerit turk, nesër pritet që Vëllazërimi i Kërçovës të nis edhe përgatitjet për stinorin pranveror. Emri i vetëm që është larguar edhe zyrtarisht nga kjo skuadër është portieri veterena, Raif Mirseloski, ndërsa pritet që ditëve në vijim të konsolidohen rradhët me emra të rinj, që do i shërbenin skuadrës për të kërkuar kreun e tabelës.

Vëllazërimi stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e 3-të me 25 pikë, vetëm dy pikë më pak se liderët e Pelisterit.

 

Leave a Reply