Bajerni dhe Reali arrijnë marrëveshje, mbrojtësi spanjoll transferohet në Munih

Alvaro Odriozola edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Bajernit të Munihut, përcjellë “infOSport.mk”. Mbrojtësi spanjoll te gjiganti gjerman do të luaj në formë huazimi nga rradhët e Realit të Madridit, edhe atë deri në fund të sezonit 2019/2020.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kaluar me sukses testet mjekësore, teksa ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me shokët e tij të rinj.

“Ne jemi të kënaqur me nënshkrimin dhe falënderojmë Real Madridin për bisedimet miqësore dhe bashkëpunuese. Odriozola do të jetë një blerje serioze për ne” – ka thënë presidenti Karl Hajnc Rumenige,

“Jemi të bindur që Alvaro Odriozola do të ndihmojë ekipin tonë me cilësitë e tij. Jam shumë i lumtur që kemi në skuadër një futbollist si ai” – është shprehur drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.

Alvaro Odriozola këtë edicion me fanellën e “mbretërve” ka luajtur në vetëm 4 ndeshje kampionale, ndërsa skuadrës së Realit iu bashkua verën e vitit 2018-të, kur erdhi nga ekipi i Real Sociedad.

Spanjolli 24-vjeçar me Realin ka kontratë deri qershorin e këtij viti.

Leave a Reply