Në “Shtëpinë e Futbollit” krerët e Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe drejtuesit e Federatës së futbollit të Kosovës zhvilluan takim koordinativ në lidhje me organizimin e ndeshjes gjysmëfinale të play offit të Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Europian të vitit 2020 në të cilën do të përballen përfaqësueset e Maqedonisë dhe Kosovës.
Në mbledhjen e zhvilluar në Shkup, presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini drejtoi trupin koordinativ të cilin e formoi federata jonë dhe pjesë e së cilës janë edhe nënkryetari i FFM-së, Llazar Rakixhiev dhe anëtari i Këshillit Drejtues të FFM-së, Borçe Llazarevski. Detyrat e këtij grupi janë udhëheqja dhe koordinimi i aktiviteteve të caktuara në lidhje me organizimin e ndeshjes bashkë me Federatën e futbollit të Kosovës.
Mysafirët nga Prishtina u përfaqësuan nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.
Dy presidentët dhe përfaqësuesit e tyre folën për detajet teknike rreth organizimit të ndeshjes më 26 mars në Shkup, mënyrën e shitjes dhe ndarjes së biletave dhe bashkëpunimin me dy Ministritë e Punëve të Brendshme të dy vendeve bashkë me trupin e UEFA-së për siguri dhe integritet.