Edhe një talent tjetër i dalur nga shkolla e futbollit Shkupi, është larguar nga ekipi i parë. “InfOSport.mk” mëson ekskluzivisht se mbrojtësi Besir Ramadani nuk është më pjesë e FC Shkupit dhe i njejti tashmë është një futbollist i lirë.
Sipas burimeve të “InfOSport.mk”, Ramadani dhe Shkupi kanë shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme. Mbrojtësi qëndror nga kryeqyteti është i dalur nga shkolla e Shkupit dhe kontratë profesionale me klubin bardhekaltër firmosi në vitin 2017-të.
Ramadani 6 muajt e fundit ishte jashtë fushave të futbollit për shkak të lëndimit që pësoi gjatë përgatitjeve të verës në Bolu të Turqisë. Ramadani përveç te Shkupi, ka luajtur në formë huazimi edhe te skuadra Genç Kalemler në Ligën e Dytë./InfOSport.mk