Befasia e dytë në turneun Masters “Australian Open”, vjen me eliminimin e ish-numrit 1 në botë, tenistes ruse Maria Sharapova, e cila pësoi disfatë 2-0, në sete 6:3, 6:4, nga tenistja kroate Dona Vekiç.
Në këtë mënyrë Sharapova i tha lamtumirë turneut prestigjioz që në raundin e parë, ndërsa më tej vazhdoi Simona Halep, që në dy sete 7:6, 6:1 mundi amerikanen, Brady.
Tek meshkujt spikat fitorja e numrit 1 në botë, spanjollit Rafael Nadal, që mundi 3-0 Hugo Dellien, në sete 6:2, 6:3, 6:0, ndërsa në raundin e dytë avansuan edhe kroati Marin Çiliç, Stansislas Vavrinka, Milosh Raoniç, Dominik Tiem dhe Fernando Verdasko.