Arsllani publikon listën e Maqedonisë U19, fton edhe Çerkezin e Bazelit

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë nga data 23 deri më 28 janar do të qëndrojë në Antalia të Turqisë ku do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me përfaqësuesen  U19 të Azerbajxhanit, njofton “infOSport.mk”.

Ndërkohë seleksionuesi Shkumbin Arsllani, tashmë ka bërë publike edhe listën e futbollistëve, që do ti ketë në disponim, ndërsa bien në sy 4 emra të rinj, që të gjithë që luajnë jashtë Maqedonisë.

Bëhet fjalë për  dy mbrojtësit Antonio Jankullovski, që vjen nga rradhët e skuadrës suedeze të Frolunda dhe Kristijan Tasevskin, që luan në Gjermani te  skuadra e Augsburgut, ndërsa gjithashtu emra të rinj do të jenë edhe shqiptari, Lindit Çerkezi, që luan te Bazeli dhe Berat Kalkan, që aktualisht është pjesë e skuadrës turke të Kasimpasha.

Ndeshjen e parë ndaj Azerbejxhanit të besuarit e trajnerit Shkumbin Arsllani do ta zhvillojnë me datë 25 janar, ndërsa ndeshja e dytë në program është dy ditë më vonë.

Më poshtë mund të shihni edhe listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje miqësore ndaj Azerbejxhanit, që seleksionuesit Arsllani do ti shërbejnë turneu kualifikues në Çeki që do mbahet këtë vit dhe përmes të cilit Maqedonia U19 do të kërkojë pjesëmarrje në Fazën Elite për Kampionatin Europian.

MAQEDONIA U19
Portietë: Kristijan Kitanovski (Vardar) , Ivan Nikollovski (Rabotniçki);
Mbrojtës: Spase Terziev (Akademia Pandev), Kristijan Tasevski (Augsburg-Gjermani), Altrim Jakupi (Shkëndija), Antonio Jankullovski (Frolunda-Suedi), Imran Fetai (Shkëndija), Viktor Krstevski (Vardari), Benjamin Dalipi (H. Dragovoljac-Kroaci);
Mesfushorë: Luka Stankovski (Rabotniçki), Ivan Nikollov (Akademia Pandev), Hamza Ramani (Shkupi), Damjan Trajanovski (Vardar), Leonid Ignjatov (Vardar), Behar Feta (Fortuna), Lindit Çerkezi (Bazel-Zvicër);
Sulmues: Mario Ilievski (Tikvesh), Azer Omeragiq (Vardar), Berat Kalkan (Kasimpasha-Turqi), Fiton Ademi (Shkëndija);

Leave a Reply