Manchester City kthehet te suksesi në Premier League, pas barazimit 2-2 me Crystal Palace. “Qytetarët” triumfuan 0-1 në fushën e Sheffield Utd, me gol të Sergio Agueros në minutën e 73-të.
Gjithsesi, finalizimi i Agueros mjaftoi për të marrë maksimumin e pikëve në këtë transfertë të vështirë.
Aston Villa përmbysi epërsinë fillestare të Watfordit (shënoi Denney), duke fituar 2-1 brenda në “Villa Park” me gola të Luiz dhe Konsa.
Evertoni i drejtuar nga Carlo Ancelotti la dy pikë në “Goodison Park”, pasi pësoi dy gola brenda dy minutave në kohën shtesë nga Newcastle (dygolësh i Lejeune), duke barazuar në fund 2-2 (kishin shënuar Kean dhe Calvert-Lewin).
Në dy takimet e tjera, Crystal Palace u mposht 0-2 nga Southampton, ndërsa Bournemouthi fitoi 3-1 ndaj Brightonit.