Sulmuesi egjiptian i Liverpullit, Mohamed Sallah të dielën shënoi golin e dytë ndaj Mançester Junajtedit, duke formuluar rezultatin përfundimtarë të takimit ndaj Mançester Junajtedit (2:0), njofton “infOSport.mk”.
Sallah shënoi në kohën shtesë të takimit, ndërsa ishte ky goli i tij i parë që shënonte ndaj Mançester Junajtedit, prej kur se është pjesë e Liverpullit.
E keni ditur?Goli i Mohamed Sallah ndaj Mançester Junajtedit ishte i pari që egjiptiani e ka shënuar ndaj skuadrës nga “Olld Traford”. ⚽️⚽️⚽️
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 януари 2020 г.
Sallah tashmë ka shënuar gola ndaj 23 skuadrave nga gjithsej 25 ndaj të cilave ka luajtur në Premierligë.
Dy skuadrat e vetme ndaj të cilave Sallah nuk ka arritur të shënojë, janë Aston Villa dhe Suonsi.
Sallah golin ndaj “Djajve të Kuq” e realizoi pas një degazhimit të gjatë nga ana e portierit Alison. Në këtë mënyrë për herë të parë pas vitit 2010 një portier i Liverpullit u dallua me një asist në ndeshjet e Premierligës. Për herë të fundit një gjë të tillë kishte bërë Pepe Reina, kur kishte asistuar për Fernando Tores.