Pas një aventure në Kanada me Montreal Impact, futbollisti tetovar, Blerim Xhemaili mund të provojë veten edhe në kampionatin kinez, ku kërkohet nga skuadra e Shenzhenit. Kjo e fundit drejtohet nga Roberto Donadoni, i cili më parë kishte punuar bashkë me Xhemailin.
Momentalisht futbollisti nga Bogovina e Tetovës është pjesë e Bolonjës, por përdoret vetëm nga stoli nga trajneri Mihajloviç, ndaj në moshën 34-vjeçare, joshet nga ideja për të provuar veten një tjetër kampionat, ku mund të fitojë edhe më tepër.