Aksident i frikshëm i lojtarit të Junajted, ja si duket Lamborghini i tij në vlerë prej 170.000 £

Portieri i Mançester Junajtedit, Serxhio Romero, ka pësuar një aksident të frikshëm me Lamborghini-n e tij mëngjesin e sotëm, derisa po udhëtonte drejt qendrës stërvitorë të ekipit të tij.

Incidenti ndodhi shumë në afërsi të kampit stërvitor “Carrington”, ku rruga ishte e ngrirë nga temperaturat e ulëta që kishin kapluar qytetin e Mançesterit.

Edhe pse vetura në shikim të parë të bënë që të mendosh për të lënduar, fatmirësisht, numri 2 i portës së ‘Djajve të Kuq’ nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe sipas gazetarit të ‘BBC Sports’, Simon Stone, Romero madje kishte arritur me kohë në stërvitjen e sotme.

Siç shihet edhe nga vetë fotoja, dëmin më të madh e ka makina e portierit, Lamborghini, në vlerë prej 170.000 sterlina, e cila ka mbetur e përplasur mes bordurave të rrugës. Romero pjesë e Mançester Junajtedit është që nga viti 2015-të, mirëpo gjithnjë duke qenë rezervë e spanjollit, De Gea.

 

Leave a Reply