Korabi ka arritur marrëveshje me Bobi Stojkovskin, i cili angazhimin e tij të fundit si trajner e pati në futbollin sllovak, te skuadra e SFK Sered, ku luante rolin e asistentit, njofton “infOSport.mk”.
Strategu 54-vjeçar në Maqedoni kishte udhëhequr Makedonija Gj.P në dy periudha të ndryshme, duke luajtur rolin e asistentit, por edhe rolin e kryetrajnerit.
Ndryshe karrierën si trajner e kishte nisur në Gjermani, te skuadra e Tus Bovinghausen.
Stojkovski te Korabi do të zevendësosjë Berat Imerin, i cili ka vendosur të rikthehet sërish te Shkëndija, për të punuar me grupmoshat e reja.
Stojkovski menjëherë do ti përvishet punës, teksa kujtojmë se deri më tani Korabi ka transferuar mbrojtësin Ismail Abdullahu, si dhe dy futbollistët ofenziv, Ersin Fetahi dhe Emir Aliu.