KF Shkëndija vazhdon fazën përgatitore në Tetovë, ku stafi teknik vëmendje më të madhe po i kushton akumulimit të forcës fizike dhe kondicionale, para se në fazën e dytë të hidhet vëmendja te ndërtimi i lojës për vazhdimin e kampionatit.
Pikërisht për këtë arsye, stafi teknik në bashkëpunim me kryesinë e klubit kuqezi kanë caktuar tashmë itenerarin e përballjeve kontrolluese që do të zhillohen në kuadër të fazës së dytë përgatitore në Antalia të Turqisë, prej 23 janar deri më 8 shkurt.
Orari i ndeshjeve kontrolluese në Antalia:
K.F. Shkëndija – FC Sered (Sllovaki) 26/01/2020
K.F. Shkëndija – MFK Karvina (Çeki) 30/01/2020
K.F. Shkëndija – Randers FC (Danimarkë) 04/02/2020
K.F. Shkëndija – Slovan Liberec( Çeki) 07/02/2020