Sot në Serie A do të zhvillohen plotë 6 ndeshje, ndërsa gjithçka do të rinis me ndeshjen në “San Siro” në ora 12:30, aty ku mejdanin do të ndajnë Milani dhe Udinese.
Kuqezinjtë e Stefano Piolit do të kërkojnë rikthimin te suksesi edhe në “San Siro”, pasi kanë marrë konfirmime të mira në takimin e javës së fundit në udhëtim, kur mposhtën Kaljarin me shifrat 2:0, falë golave të shënuar nga Ibrahimoviç dhe Leao.
Pikërisht kjo dyshe do të udhëheq sulmin e “kuqezinjëve” edhe në takimin e sotëm, teksa në anën tjetër do të jenë Okaka dhe Lasanja. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ilija Nestorovski këtë takim do ta nis nga stoli.