Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Granadas në ndeshjen e vlefshme të javës së 20-të në La Liga, që u zhvillua para 65 444 tifozëve në “Kamp Nou” njofton “infOSport.mk”.
Në këtë ndeshje debutimin e tij në bankinën e Barcelonës e pati Kike Setien, i cili e nisi ëmbël.
Lionel Messi ishte autorë i golit të vetëm për ekipin “katalunas”, që sërish rikthehet në krye të tabelës së klasifikimit para Realit të Madridit, vetëm për shkak gol-averazhit më të mirë.