Zhunior, braziliani që festonte me shqiponjë për nder të “Ballistëve” dhe gjithë shqiptarëve

Stenio Zhunior pas plotë 6 viteve të kaluara te Shkëndija, gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht i dha fund qëndrimit të tij te kampionët e Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Ai brenda kësaj periudhe kishte zhvilluar 211 ndeshje, duke shënuar plotë 50 gola, e një pjesë të tyre i festonte duke bërë shqiponjën.

Ndërkohë në pyetjen tonë vite më parë, Zhunior patë deklaruar se një gjë të tillë bënte për të nderuar “Ballistët” dhe gjithë shqiptarët.

“Është manifestim i respektit tim ndaj tifozëve të Shkëndijës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Unë kam respekt të madh për popullin shqiptar, kam mësuar shumë për historinë e tyre, zakonet dhe traditën. Mënyra se si më kanë nderuar prej arritjes time këtu në Tetovë, respekti dhe mbështetja që më është ofruar gjithë kohën nga secili më ka bërë që të ndjej një respekt të madh dhe kjo do të mbetet kështu gjatë gjithë jetës time. Unë mundohem t’ua kthej në të njëjtën mënyrë, t’i respektoj të gjithë, në lojë gjithmonë jap angazhim 100%, ndërsa festa me shqiponjë është një lloj manifestimi i vlerësimit që kam për gjithë shqiptarët”, – ishte shprehur saktë me datë 21 prill të vitit 2016-të për “infOSport.mk” braziliani, Stenio Zhunior.

– STENIO ZHUNIOR FESTOJ ME SHQIPONJË PËR TË NDERUAR BALLISTËT DHE GJITHË…

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 21 април 2016 г.

Leave a Reply