Struga Trim Lum cakton edhe një miqësore tjetër

Skuadra e Struga Trim Lum që udhëhiqet nga strategu tetovar, Jeton Beqiri, në këto momente është duke zhvilluar miqësoren e saj të dytë në kuadër të përgatitjeve për stinoron pranveror, kundër skuadrës shqiptare të Korabit nga Peshkopia, njofton “infOSport.mk”.

Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, struganët tashmë kanë caktuar edhe një miqësore tjetër kundër Pelisterit, ndeshje këtë që do ta zhvillojnë pas rikthimit nga Antalia.

Drejt tokës turke ekspedita e Struga Trim Lum do të niset me datë 21 janar, dhe do të qëndrojë deri me 5 shkurt për të zhvilluar fazën kryesore të përgatitjeve, ku kanë paraparë të zhvillojnë të paktën edhe 4 ndeshje të tjera miqësore.

Ndeshja kundër Pelisterit është caktuar për datë 9 shkurt, ndërsa kujtojmë që miqësoren e parë e kishin zhvilluar ndaj Vllaznisë së Shkodrës (0:2).

Leave a Reply