Milan është gati të bëjë goditjen e madhe në këtë merkato, teksa në “San Siro” pritet të transferojë sulmuesin spanjoll të Dinamo Zagreb, Dani Olmo për shumë e 25 milionë eurove (20 milionë euro + 5 milionë bonuse).
Gjithçka duket e zgjidhur sa i përket marrëveshjes me lojtarin dhe me klubin, me Zvonimir Boban që ka qenë çelësi i bisedimeve.
Por, pengesa e vetme në këtë moment është agjenti i futbollistit, kroati, Andi Barra. Ky i fundit kërkon të përfitojë të paktën 7.5 milionë euro nga ky operacion, diçka që për Milanin duket e tepërt.
Palët po punojnë për të zgjidhur këtë ngërç dhe më pas Olmo pritet të zyrtarizohet me fanellën kuqezi.