Një brazilian për mbrojtjen e FC Shkupit

Mbrojtësi brazilian Bianor Neto, ditë më parë përfundoi aventurën e tij te Makedonija GJ.P, mirëpo ashtu siç informon “sportmedia”, i njëjti do të vazhdojë të luaj në futbollin tonë vendor.

Neto ditëve në vijim pritet që ti bashkohet FC Shkupit, skuadër kjo që ka mungesë në këtë repart pas largimit të Mevlan Adilit te Vllaznia e Shkodrës.


LEXO GJITHASHTU:

Mevlan Adili gjen skuadër të re, firmos me Vllazninë 


25-vjeçari Neto mund të bëhet futbollisti i dytë që i bashkohet FC Shkupit nga rradhët e Makedonija GJ.P, pas Benjamin Demir, dhe i treti në këtë afat kalimtarë, duke pasur parasysh se skuadra nga Çairi më herët kishte transferuar edhe sulmuesin shkupjan, Jakup Berisha.


LEXO GJITHASHTU:

Vjen largimi i dytë nga Makedonija GJ.P


 

Leave a Reply