Korabi vazhdon me përforcimin e rradhëve të veta në prag të pjesës së dytë të kampionatit në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.
Pas Ismail Abdullahut, Ersin Fetahit dhe bomberit Emir Aliu, drejtuesit e kësaj skuadre kanë arritur të bëjnë për vete edhe qendërmbrojtësin e talentuar, Ylber Beqiri.
W E L C O M E 🔵⚪️Ylber Beqiri🔵⚪️
Публикувахте от K.F Korabi в Събота, 18 януари 2020 г.
Ky së fundmi ishte pjesë e Renovës, mirëpo për shkak hapësirave të pakta që gjente te skuadra nga Xhepçishti, vendosi të largohet. Mirëpo ai shumë shpejtë ka gjetur skuadrën e tij të re, ku me siguri se do të ketë më shumë hapësira, ndërsa pritet të ndihmojë Korabin në pjesën e dytë të kampionatit, për të arritur objektivat që kanë hartuar drejtuesit dibran.
Korabi siç mëson “infOSport.mk” me Ylber Beqirin ka nënshkruar kontratë për 1 vit.