Erdhi te Shkëndija verën e vitit 2018-të, mirëpo në asnjë moment nuk arriti që të vie në shprehje, këshu që largohet pa lënë shumë gjurimë. Fjala është për Berat Beqirin, futbollistin e lindur në Kopenhagë të Danimarkës, i cili me fanellën e skuadrës kampione të Shkëndijës zhvilloi vetëm 5 ndeshje kampionale.
Ai erdhi nga rradhët e skuadrës daneze, Avarta, ndërsa gjatë ditës së sotme është prezantuar te skuadra sllovene e Triglav, me të cilën skuadër ka firmosur kontratë dy vjeçare.
Ndryshe karrierën e kishte nisur me të rinjët e Kopenhagen, për të luajtur gjithashtu edhe me ekipin e Naestved në Danimarkë.
Kujtojmë Beqiri është largimi i 7-të nga Shkëndija, pas Egzon Bejtullait, Zeni Husmanit, Shefit Shefitit, Jakup Berishës, Selajdin Mustafit dhe Stenio Zhunior, edhe pse për këtë të fundit mungon një konfirmim nga ana e drejtuesve të skuadrës tetovare.