Struga Trim Lum nesër përballet me Korabin

Struga Trim Lum gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë miqësoren e dytë, në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i skuadrës strugane do të jetë Korabi nga Peshkopia, që garon në Ligën e Parë të Shqipërisë. Këta të fundit aktualisht ndodhen në Ohër ku po zhvillojnë mini fazën përgatitore në prag të stinorit pranveror.

Edhe për Korabin do të jetë kjo ndeshja e dytë miqësore, pas asaj ndaj Elbasanit (0:0), ndërsa kujtojmë që Struga Trim Lum në miqësoren e parë të zhvilluar 3 ditë më parë pësoi disfatë 2:0 nga Vllaznia e Shkodrës.

Ndeshja Struga Trim Lum – Korabi do të zhvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër me fillim në ora 13:00.

Ndeshja e dytë kontrolluese⚽️ FC STRUGA TRIM LUM – KF Korabi Peshkopi🏟 Stadiumi i Qytetit – Ohër📅 18 Janar, e Shtunë🕠 Ora 13:00#forcaStruga #WeAreStruga #WeAreReady

Публикувахте от F.C. Struga в Петък, 17 януари 2020 г.

Leave a Reply