Sedat Berisha dhe Drita e Gjilanit përfundimisht kanë ndarë rrugët, me shkupjanin që është larguar nga skuadra kosovare dhe tashmë është futbollist i lirë. Konfirmimi ka ardhur nga vet klubi i Dritës, të cilët përmes faqes zyrtare kanë njoftuar se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin nga Shkupi.
Berisha te Drita u transferua para një viti nga radhët e Tiranës. Ai gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e skuadrave si Shkupi, Shkëndija, Metallurgu, Vllaznia dhe Bursaspori. /InfOSport.mk