Renova me Alush Gavazajn në skuadër gjatë ditës së nesërme do të përballet me Gostivarin në Tetovë, në një ndeshje miqësore, që të dy trajnerëve do ju shërbejë për të parë sa më afër formën e futbollistëve të tyre, që tashmë disa ditë po kryejnë përgatitjet me shumë përkushtim, njofton “infOSport.mk”.
Derisa për Gostivarin do të jetë kjo ndeshja e parë e vitit 2020, në anën tjetër për Renovën do të jetë kjo ndeshja e dytë, pas asaj me Ferizajin, në të cilën “gjispunuesit” pësuan një disfatë të rëndë 4:0.
Megjithatë me siguri se nesër qasja e futbollistëve të Renovës do të jetë më ndryshe, me Bujar Islamin, që pritet të provojë sërish të gjithë futbollistët që ka në disponim.
Ndeshja Renova-Gostivari zhvillohet te Qendra Sportive në Tetovë me fillim në ora 13:00.
Ndeshja e dytë kontrolluese kunder ekipes së Gostivarit.🗓18 Janar (e Shtunë)🕓13:00🏟Stadiumi Tek Qendra Sportive -Tetovë#FORCARENOVA🔵⚪️
Публикувахте от K.F Renova в Петък, 17 януари 2020 г.