Aventura e Lazar Peev me Makedonija GJ.P ka zgjatur vetëm 10 ditë, njofton “infOSport.mk”. Mesfushori nga Gjevgjelia iu bashkua skuadrës shkupjane që nga dita e parë e përgatitjeve për stinorin pranveror, mirëpo si duket nuk ka arritur që të bind trajnerin Naxhi Shensoj.
Kështu ai mbetet një futbollistë i lirë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Tikveshit nga Kavadari. Ndryshe karrierën e tij Peev e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Kozhuvit, nga e cila qershorin e vitit të kaluar iu bashkua Tikveshit.
Kujtojmë Makedonija GJ.P gjatë këtij afati kalimtarë ka transferuar bullgarin veteran, Martin Kovaçev, 30-vjeçarin Filip Petrov si dhe Filip Aleksovskin, i cili vjen nga shkolla e futbollit. Ndërkohë pjesë e “verdhekuqve” në pranverë nuk do të jenë Benjamin Demir dhe braziliani, Bianor Neto.