Konjaspor e Erdon Dacit i jep fund serisë prej 10 ndeshjeve pa fitore (VIDEO)

Konjaspori i Erdon Dacit i ka dhënë fund serisë prej 10 ndeshjeve pa fitore, teksa sonte në ndeshjen e parë të javës së 18-të në Superligën turke mundi në udhëtim ekipin e Ankaraguxhu me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi shkupjan e nisi ndeshjen si titullarë, për tu zëvendësuar në minutën e 64-të, ndërkohë golin e fitores skuadra e tij e gjeti në minutën e 91-të me anë të gjeorgjianit, Levan Shengelia.

BİR GOL NE KADAR ÖNEMLİ OLURSA İŞTE O KADAR..

Публикувахте от Konyaspor Gazetesi в Петък, 17 януари 2020 г.

Ky gol solli shumë gëzim në mesin e futbollistëve mysafir, duke pasur parasysh se nuk fitonin një ndeshje kampionale që nga muaji tetor. Ata për herë të fundit kishin shënuar fitore me 5 tetor kundër Kasimpashas në transfertë (1:4).

Për Dacin ishte kjo paraqitja e tij e 14-të këtë edicion në Superligën turke, ku ka arritur të shënojë edhe një gol. Në anën tjetër Konjaspor regjistroi edhe fitoren e katërt kampionale, duke u ngjitur në pozitën e 14-të me 18 pikë të tubuara.

Leave a Reply