Skuadrta e Interit ka zyrtarizuar sot pasdite transferimin e Eshli Jang nga rradhët e Mançester Junajtedit. Anglezi i cili e ka nisur karrierën si mesfushor ofensiv për të përfunduar si mbrojtës krahu te Mançester Junajtedi, ka kaluar sot testet mjekësore dhe ka firmosur me “zikaltërit”, ku 34-vjeçari do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni me të drejtën e zgjatjes së bashkëpunimit edhe për një tjetër vit.
Kulmin e karrierës ai e kishte te Mançester Junajtedi, duke qenë një nga blerjet e fundit të Aleks Ferguson, me të cilin fitoi titullin në sezonin 2012-2013, i fundit për “Djajtë e Kuq”. Lojtari ka qenë protagonist që atëherë në 261 ndeshje duke shënuar 19 gola brenda 8 viteve e gjysmë të kaluara në “Olld Traford”.