Pak orë më parë, anglezi u zyrtarizua si përforcimi më i ri i skuadrës së Antonio Kontes, që këtë vit pretendon titullin e kampionit shumë seriozisht.
Menjëherë pas lëvizjes së tij, Jang është kujdesur që të përshëndes ekipin ku kishte kaluar momentet e tij më të mira të karrierës, por njëkohësisht duke mos harruar edhe tifozët e Mançester Junajtedit, pjesë e së cilës skuadër ishte që nga vera e vitit 2011-të.
Lojtari përmes ‘Twitter’ ka dërguar një mesazh për skuadrën nga “Olld Traford” dhe tifozët e saj.
“Për Mançester Junajtedin: Ju më keni dhënë mundësinë të luaj me legjenda, të fitojë trofe, të punojë nën urdhrat e trajnerëve më të mirë në histori dhe të jem kapiteni juaj. Faleminderit që më keni lënë të jem pjesë e historisë suaj për tetë vite e gjysmë” – ka shkruar Eshli Jang.
“Për tifozët: Çdo herë që zbrisja në fushë duke veshur fanellën tuaj, unë kam dhënë maksimumin. Faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë niveleve të larta dhe të ulëta. Unë po largohem si një nga ju, shihemi së shpejti” – ka shtuar anglezi.
To the United fans: every time I walked on the pitch wearing your shirt I gave you my all. Thank you for your support during the highs and the lows. I leave as one of you, see you again in an away end soon 🤘🏾 pic.twitter.com/SyQFrwIilo
— Ashley Young (@youngy18) January 17, 2020