Sedat Berisha prej sot edhe zyrtarisht më nuk do të jetë pjesë e Dritës së Gjilanit. Mbrojtësi shkupjan i dha fund aventurës së tij në futbollin kosovar, mirëpo i njëjti nuk do mbetet gjatë kohë pa skuadër, pasi burime të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Berisha gjatë stinorit pranveror do të jetë pjesë e Struga Trim Lum.
Berisha te Drita u transferua para një viti nga radhët e Tiranës, ndërsa si shumica e shkupjanëve, karrierën e tij e kishte nisur te FC Shkupi. Ai gjithashtu kishte qenë edhe pjesë e Shkëndijës, nga e cila skuadër verën e vitit 2015-të bëri një transferim të bujshëm te skuadra turke e Bursaspor.
Sa i përket karrierës së tij ndërkombëtare, ai gjithashtu luajti edhe me Al Jahra në Kuvajt, si dhe me Vllazninë dhe Tiranën në Shqipëri.
Ndërkohë sa i përket karrierës së tij në futbollin vendor, përveç me Shkupin dhe Shkëndijën, ai kishte luajtur me Milanon e Kumanovës dhe Metalurgun.