Ish-sulmuesi serb, Darko Kovacevic u plagos mbrëmjen e 6 janarit pasi u qëllua me armë zjarri, jashtë banesës së tij në periferi të Glifadhës, Greqi. Mediat greke raportojnë se ish futbollisti i kombëtares serbe, aktualisht 46 vjeç, është plagosur në gju dhe aktualisht ndodhet në një spital të zonës.
Kovaçeviç ka luajtur 59 ndeshje me kombëtaren serbe në periudhën 1994-2004. Ai e kishte nisur karrierën në vendlindje me skuadrën e Crvena Zvezdës, ndërsa për 9 sezone të plota ishte aktivizuar në Spanjë me Real Sociedadin, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e dy skuadrave të njohura italiane, Juventus dhe Lacio, para se të përfundonte karrierën e tij me ekipin grek të Olimpijakos në periudhën 2007–2009.
Aktualisht ai është një nga drejtuesit e klubit të njohur grek nga Athina.
LEXO GJITHASHTU:
Ish sulmuesi i Juves, serbi Kovaçeviç i mbijeton një sulmi me armë (VIDEO)
Mediet serbe citojnë informacione nga Greqia dhe theksojnë se autori i atentatit ndaj Kovaçeviç është ish futbollisti i Realit të Madridit, Raul Bravo, me të cilin Kovaçeviç së fundmi kishte luajtur bashkë te Olimpijakosi. “Telegraf.rs” raporton se policia greke mendon se një nga skenarët është përfshirja e spanjollit në këtë sulm me armë.
Ish-mbrojtësi i Real Madrid u arrestua kohë më parë për përfshirje në trukim ndeshjesh në Spanjë dhe pastrim të parave të pista.
Vajadolid-Valencia e sezonit të kaluar, që përfundoi 0:2 dhe që siguroi përfundimisht kualifikimin e skuadrës nga Mestalja për në Ligën e Kampionëve, mendohet se u manipulua nga Bravo me ndihmën e disa lojtarëve vendas.
Kovaçeviç kishte njohuri për aktivitet e paligjshme të ish-shokut të skuadrës dhe ka folur në lidhje me këtë temë, duke përmendur disa detaje që shkatërruan linjën mbrojtëse të Bravos.
I njëjti burim shkruan se diçka e tillë mund të ketë sjellë acarimin dhe zemërimin e spanjollit, i cili ka vendosur të hakmerret ndaj ish-shokut të vjetër serb. (abcneës)