Pas Muriqit, Ali Koç te Fenerbahçe sjellë edhe një sulmues tjetër shqiptarë!

Vedat Muriqi shumë shpejt mund të bëhet me një partner sulmi shqiptar te Fenerbahçe. Bëhet fjalë për talentin e Red Bull Salzburg, Mërgim Berisha, i cili do të ndihmonte Muriqin të merrte frymë më lirisht në momentet më të ngjeshura të sezonit duke luajtur si qendërsulmues.

Janë vetë drejtuesit e klubit të njohur austriak që kanë pranuar se Fenerbahçe kishte shprehur interes konkret dhe në ditët në vijim mund të kishte të reja sa i përket transferimit të Berishës në kampionatin turk.

https://www.evnonline.mk/index/evnhome

Djaloshi i talentuar i cili ka shpërthyer në futbollin austriak duke luajtur me të rinjtë e RB Salzburg, ndërsa vitin që lamë pas ai luajti në formë huazimi te skuadra e Altah.

Sulmuesi shqiptarë te këta të fundit luajti gjysmën e dytë të edicionit të kaluar dhe gjysmën e sezonit aktual, me ç’rast në 34 ndeshje me fanellën e Altah, regjistroi 16 gola dhe 10 asistime. Shifra këto mbresëlënëse për një sulmues në këtë moshë, i cili në këtë mënyrë bindi drejtuesit e Salzburgut për ta rikthyer atë në skuadër, mirëpo shumë lehtë mund të ndodh që të ndryshojë sërish mjedis.

Leave a Reply