Pas Fazliut, Pelisteri prezanton edhe një emër tjetër të ri

Pas Lavdrim Fazliut, skuadra e Pelisterit ka angazhuar edhe sulmuesin Dimitar Ivanov, i cili vjen nga rradhët e Tikveshit, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit tashmë disa ditë me rradhë po përgatitet me ekipin nga Manastiri, ndërsa vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi.


LEXO GJITHASHTU:

Shkupjani Lavdrim Fazliu i bashkohet Pelisterit


24-vjeçari Ivanov ka një karrierë të bujshme në futbollin vendor, duke qenë pjesë e shumë skuadrave nga vendi. Ai e kishte nisur karrierën te Metalurgu, që më pas të jetë pjesë e Vardarit, Ljubancit, Teteksit, EuroMilkut dhe Sileksit.

Ai numëron 40 ndeshje në Ligën e Parë dhe 2 gola të shënuar, ndërsa pritet të jetë një freski për sulmin e skuadrës nga Manastiri, që shihet si një ndër pretendentët kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Kujtojmë përveç Fazliut dhe Ivanov, emra të ri te Pelisteri gjatë stinorit pranveror do të jenë edhe Aleksander Borha Kordoba, Bllagoja Spirkoski dhe Nexhmi Ferati, ndërkohë nga kjo skuadër janë larguar Aleksandar Nedanoski, Mirko Simjanovski dhe Ive Trifunovski.

Leave a Reply